Bislimi flet për vizitën 3-ditore në Bruksel: Kosova është tashmë në një trajektore të re të zhvillimit

Zëvëskryeministri i Republikës së Kosovës, Bislimi ka cilësuar aplikimin për antarësim në BE sikurse një shenjë e lartë përkushtimi nga ana e Kosovës. Ai ka bërë të ditur se përgjatë vizitës së tij në Bruksel ka zhvilluar takime në Parlament, Këshill e Komision Evropian

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi





Zëvëndëskryeministri, Besnik Bislimi ka thënë se vizita e tij tri ditore në Bruksel pati për qëllim koordinimin me institucionet e BE-së, lidhur me aplikimin për anëtarësim në BE.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimika treguar se vizita e tij përfshiu edhe takimet në Parlament e në Komisionin Evropian.

“Vizita 3 ditore e zhvilluar në Bruksel, pati për qëllim informimin dhe koordinimin me institucionet kryesore të Bashkimit Evropian, në lidhje me aplikimin për anëtarësim në BE. Zhvilluam takime në Parlament, Këshill e Komision Evropian, veçanërisht me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Kosova ka shprehur përkushtimin e plotë ndaj vlerave e standarteve evropiane. Raporti për vendin 2022, riafirmoi progresin e fuqishëm të Kosovës në sundim të ligjit, demokratizim, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, politikat sociale e zhvillimit ekonomik mes shumë të tjerash. Kosova është tashmë në një trajektore të re të zhvillimit”, ka shkruar Bislimi.

Krahas kësaj, ai e ka cilësuar aplikimin për antarësim në BE sikurse një shenjë e lartë përkushtimi nga ana e Kosovës.

“Ky është një hap i natyrshëm dhe jemi gati për aplikimin për anëtarësim dhe kalimin mëtej në fazat e ardhshme, me përkushtimin e plotë në rrugën e gjatë përpara dhe në proceset e integrimit evropian. Aplikimi për anëtarësim në BE, është shenjë e përkushtimit maksimal të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian, të ndërthurur me mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të BE-së ndaj rrugëtimit e procesit të integrimit evropian të vendit”, ka thënë Bislimi.

Ky i fundit ka theksuar se “Ne jemi të përkushtuar të tregojmë me të gjitha kapacitetet tona, vullnetin për të ecur përpara drejt Bashkimit Evropian”.

Në komunikatën e dërguar për media parapak ditësh, thuhej se kjo vizitë do të shërbejë për informimin dhe koordinimin me partnerët tanë evropianë, në tre institucionet kryesore të BE-së, sa i përket aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kjo vizitë, do të shërbejë për informimin dhe koordinimin me partnerët tanë evropianë, në tre institucionet kryesore të BE-së, sa i përket aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhej në komunikatën e dërguar për media, transmeton Portali Dukagjini.





Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika