Bislimi: Kërkesa për shtyrjen e reciprocitetit erdhi nga Borrelli me dy letra të ndryshme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka treguar se si Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka kërkuar që vendimet për shtyrjen e reciprocitetit në dokumente me Serbinë të shtyheshin. Ndërsa, sipas tij dy letrat e dërguara për shtyrjen e vendimit kanë qenë të ndryshme

Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka treguar detaje të tjera, të situatës lidhur me zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për letërnjoftimet dhe targat, që shkaktoi reagimin e serbëve në veri të Kosovës, të dielën e kaluar.

Ai ka deklaruar se kërkesa për shtyrjen e reciprocitetit, nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Joseph Borrell, ka ardhur një ditë para fillimit të implementimit të këtij vendimi, i cili sipas tij nuk ka qenë kërkesë e argumentushme.

“Më 31 korrik na ka ardhur një kërkesë nga Brukseli, ku Borrell ka kërkuar që masa të shtyhet, që personalisht mendoj që nuk ka qenë fortë kërkesë qëllimmirë, nuk ka qenë e argumentueshme. Ka qenë brenga se do të ketë tensione, dhe që ka shumë dezinformim në veri dhe se ka nevoje edhe për një fushatë më të gjatë të argumentimit”, ka deklaruar Bislimi, në një intervistë për RTK-në.

Ndërsa, sipas tij është vërejtur diçka e çuditshme, pasi ka pasur dallime të mëdha mes formulimeve në shkresën e parë “jo zyrtare”, dhe letrës zyrtare që e ka dërguar Borell.

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, gjatë intervistës në RTK

“Por pastaj kemi vërejtur diçka të çuditshme. Ka pasur dallime të mëdha mes formulimeve në shkresën e parë jo zyrtare, dhe letrës zyrtare që e ka dërguar zoti Borrell”, ka deklaruar Bislimi

Gjithashtu, sipas tij argumentimi i kërkesës nga Borrell ka qenë se do të ketë tensione dhe që ka shumë dezinformata në veri, prandaj ka nevojë edhe për një fushatë pak më të gjatë të argumentimit.

“Për informim të plotë, Borrell ka dërguar një shkresë në mëngjes, pak para nisjes së tij për në Kamboxhia. Por, ne kemi thënë që kjo shkresë që dërgohet përmes mjeteve të komunikimit jo zyrtare, duhet të zyrtarizohet, pra duhet të vijë në mënyrë zyrtare”, ka deklaruar Bislimi.

Bislimi shpjegon edhe situatën në raport me BE-në, pas vendimit të Qeverisë, për vendosjen e masës së reciprocitetit

Bislimi deklaroi se në momentin kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin, BE-ja ka qenë në rregull me ketë veprim. Duke thënë se Qeveria ka pasur argumentimin ndërkombëtar se masa është legjitime, është në pajtim me marrëveshjet e dialogut dhe që nuk ka asnjë brengë.

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, gjatë intervistës në RTK

Bislimi tutje ka thënë se Qeveria ka pasur argumentimin ndërkombëtar se masa është legjitime, dhe është në pajtim me marrëveshjet e dialogut, që nuk ka asnjë brengë.

Sipas Bislimit, argumentimi i kërkesës nga Borrell ka qenë se do të ketë tensione dhe që ka shumë dezinformata në veri, prandaj ka nevojë edhe për një fushatë pak më të gjatë të argumentimit.

Sipas tij, shtyrja prej 30 ditëve do të përdoret më shumë që politikisht ti bëhet presion presidentit të Serbisë, Aleksandr Vuçiqit që të mos krijojë organizime.

Bislimi deklaron se Kosova i është përgjigjur letrës së Borrell, duke ia sqaruar se fushata informuese për qytetarët serbë të Kosovës, ka ekzistuar dhe ku pothuajse çdo qytetar është informuar për masën.

“I treguam Borrellit se mund ta diskutojmë pastaj mundësinë e shtyrjes edhe për një muaj që të akomodohet kjo brengë e tij. Ndërkaq për dokumentin hyrje/dalje kemi treguar që në fakt nuk kemi nevojë për fushatë informuese meqë kjo masë nuk u vendoset qytetarëve të Kosovës, por u vendoset qytetarëve të Serbisë që futen në Kosovë dhe nuk ka nevojë për kurrfarë masa përgatitore nga këta qytetarë, meqë ata nuk duhet të tregojnë diçka apo të japin diçka për dorëzim, por marrin dokument, që do të thotë serbët e veriut nuk preken nga ky vendim”, ka thënë Bislimi.

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, gjatë intervistës në RTK

Po ashtu, sipas tij  ky vendim mund të përkthehet ndoshta në një avantazh të Kosovës, pastaj në momente të caktuara.

Bislimi: Asociacioni është më shumë temë e mediave

Për temën e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se është interesuar të kuptojë më shumë për këtë çështje.

Ndërkaq, ai ka deklaruar se në Bruksel, asnjëherë nuk është diskutuar për Asociacionin. Sipas tij, kjo temë më shumë diskutohet në medie.

“Asociacioni është përmendur vetëm në takimet e mia kokë më kokë  me zotin Lajçak, ku unë kam kundërshtuar faktin që Brukseli me shumë lehtësi, del prononcohet për nevojën e krijimit të Asociacionit, por nuk prononcohet për mos respektimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Bislimi.

Ai tregon se marrëveshja e parë  për Asociacionin, është nënshkruar në vitin 2013, pastaj në 2015-ën e dyta, por marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, është nënshkruar në 2011.

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, gjatë intervistës në RTK

Bislimi, është shprehur se për Asociacionin ka udhëtuar edhe në Londër, ku ka takuar baroneshën Catherine Ashton, ish shefe e BE-së për Politike të Jashtme e Sigurisë, në kohën e së cilës janë nënshkruar disa marrëveshje, mes të cilave edhe ajo për Asociacionin.

“Unë kam bërë një udhëtim për në Londër, ku kam bërë një takim me Ashton, dhe kam biseduar se çfarë ka qenë ideja e Asociacionit”, ka thënë Bislimi.

Sipas Bislimit, nga ky takim me Ashton, ka kuptuar se ka mospërputhje të mëdha mes asaj se çka është diskutuar në Bruksel për Asociacion si ide, me atë se çfarë propagandon Serbia tek vendet tjera në lidhje me të.

“Asociacioni nuk ka pas kurrë idenë të bëhet mbrojtës i drejtave të serbëve, gjykatat janë mbrojtës të të drejtave, dhe jo OJQ-të”, tha zëvendëskryeministri Bislimi.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika