Bislimi: Marrëveshja për energjinë ishte e dëmshme, por rinegocimi i konvenonte Serbisë

Sipas Besnik Bislimit, marrëveshja për energji, ishte e dëmshme, por sipas tij rinegocimi do të sillte dëme më të mëdha

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili e ka nënshkruar marrëveshjen për energji, për faturimin e katër komunave të Mitrovicës së Veriut, ka thënë se ka qenë i detyruar ta bëjë një gjë të tillë, për shkak se po ta anulonte marrëveshjen, Kosova dhe Serbia, do të futeshin në ringecoim, që do të zgjaste me vite.

Rinegocimi  i marrëveshjes, sipas Bislimit, do t’i konvenonte palës serbe, sepse sipas tij do ta vononte një marrëveshje të mundshme gjithëpërfshirëse në mes dy vendeve.

“Në vitin 2022, ke pasur vetëm dy mundësi, të thuash se nuk e njoh marrëveshjen e 2013-të dhe 15-tës, dhe futemi në rinegocim të saj, që do t’i konvenonte palës serbe, sepse ajo ka pranuar të futet në rinegocim marrëveshjen në mënyrë që t’i humbin edhe 10 vjet me pikë elemente dhe të shmangemi nga marrëveshja gjithëpërfshirëse, ose opsioni tjetër ta minimizojmë dëmin e marrëveshjeve që i kemi trashëguar, në mënyrë që të hapet rruga për marrëveshjen gjithëpërfshirëse”, ka thënë Bislimi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Anulimi i marrëveshjes, sipas Bislimit ka mundur të bëhet në vitin 2015 dhe jo në vitin 2022.

“Marrëveshjen në 2015 e ka nënshkruar personi i cili ka mundur ta anulojë pa e filluar fare implementimin e saj, nga 2015 deri në 2022 janë 7 vjet, apo 2 mijë e 300 ditë dhe ka ndryshuar situata në terren”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri e ka cilësuar të dëmshme marrëveshjen e arritur, dhe sipas tij kjo i është bërë e ditur edhe Brukselit.

“Në qoftë se ju mendoni që do të kishte qenë në interes të Kosovës, të merremi edhe me vite me rinegocim të cilën nuk e kontestoj dhe e kemi thënë në Bruksel dhe e dinë edhe ata që është e dëmshme, dhe të largohet fokusi nga marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai.

Tutje, Bislimi ka thënë se situata ka ndryshuar dhe jo qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika