Bislimi: Numri i ligjeve të miratuara gjatë vitit të fundit është rritur për 70 për qind

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bisnik Bislimi ka marrë pjesë në seminarin e 102-të të Asamblesë Parlamentare ku ka folur rreth agjendës së Kosovës për këtë vit

Bisnik Bilsmi, Zëvendëskryministër i Kosovës





Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Bisnik Bislimi në seminarin e 102-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka folur mbi agjendën e rëndësishme dhe ambicioze këtë vit të Kosovës.

“Kemi shfaqur objektivin e aplikimit për anëtarësim në BE brenda këtij viti, kur kanë kaluar 6 vite që nga fillimi i zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe Kosova mbetet vendi i vetëm i cili akoma nuk ka aplikuar për anëtarësim në BE”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Zëvëndëskryeministri i parë i vendit ka thënë se në agjendën e reformave evropiane dhe përafrimit me standartet e BE-së, është rritur me 70 për qind numri i ligjeve të miratuara dhe proceduara në parlament gjatë vitit të fundit, në krahasim me vitin me numrin më të lartë që është 2008-ta.

Mes tjerash, Bislimi shtoi se një numër i konsiderueshëm i këtyre ligjeve, i përkasin fushës së sundimit të ligjit, që është dhe indikator i vëmendjes së Qeverisë ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Bisnik Bilsmi, Zëvendëskryministër i Kosovës

“Përtej sfidave me të cilat është përballur jo vetëm Kosova por edhe i gjithë kontinenti evropian, nga efektet e pandemisë së Covid-19, deri tek krizat e shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë, si ajo e energjisë dhe inflacioni, vendi ynë ka shënuar progres në fusha të ndryshme”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Zëvendëskryeminstri i parë ka theksuar se rritja ekonomike duhet të jetë e qëndrueshme, me theks të veçantë tek stabiliteti social dhe shpërndarja e barabartë.

“Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka shënuar rritje ekonomike dyshifrore prej 10.7 për qind, ka patur rritje të madhe në eksportet prej më shumë se 67 për qind në baza vjetore, rritje të investimeve të huaja direkte dhe përpjekje të suksesshme në drejtim të formalizimit të ekonomisë. Gjithashtu, të hyrat buxhetore u rritën me mbi 30 për qind”.

Sipas Bislimit, progresi ekonomik reflektohet edhe në rankimet botërore si rritje me 17 pozicione në indeksin e “Transparency International”, e po ashtu 17 vende në indeksin e lirisë së medias, “World Freedom”.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika