Bislimi pas miratimit të raportit për KiE: Lajm i mirë për demokracinë e vlerat evropiane

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka vlerësuar si hap pozitiv kalimin e Kosovës në votimin e Komitetit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ai ka theksuar se ky është një lajm i mirë për vendin, demokracinë dhe vlerat evropiane

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka quajtur hap pozitiv që Kosova ka kaluar votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Siç ka theksuar Bislimi, ky është një lajm i mirë për vendin, demokracinë dhe vlerat evropiane.

“Komisioni i Çështjeve rekomandoi që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtar. Ky është një hap i rëndësishëm. Anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës do të ishte një lajm i mirë për ne, për demokracinë dhe vlerat evropiane”, ka shkruar Bislimi në platformën X.

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Raporti është votuar me 31 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, i cili ka theksuar se të gjitha propozimet që të vendosen parakushte të reja janë refuzuar nga shumica e anëtarëve të Komitetit, gjë që tregon se Kosova duhet të bëhet anëtare në maj të këtij viti dhe parakushtet e reja do të ishin të padrejta.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika