Bislimi pas takimit në Bruksel: Plani i BE-së u kushton më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë

Në disa deklarata pas takimit me Lajçak, Bislimi ka thënë se pala kosovare mbetej e interesuar për një takim treplaësh, megjithatë ishte vendimi i Lajçak që një i tillë të mos mbahej. Nga ana tjetër, Bislimi ka vlerësuar se plani i BE-së është selektiv

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, vendosi që të mos kishte një takim trepalësh në Bruksel

Në disa deklarata pas takimit me Lajçak, Bislimi ka thënë se pala kosovare mbetet e interesuar për një takim të tillë.

“Ka qenë si duket qëndrim i Lajçakut që në këtë moment, takimi trepalësh jo domosdoshmërisht do të kontribuonte në finalizimin e dokumenteve, sepse mendon që ka ende ka nevojë për parakoordinim shtesë para se kjo të ndodhë, madje edhe ka ide që plani i sekuencimit [të Marrëveshjes Bazë] kërkon takim të nivelit të lartë, sipas tij, sepse qartazi kryenegociatorët nuk mund ta përfundojnë këtë proces në mënyrë të suksesshme”, ka deklaruar ai.

Sipas Bislimit, plani i Lajçak, më shumë i kushton vëmendje kërkesave të Serbisë dhe se sipas tij nuk garanton zbatim të plotë të marrëveshjes.

Bislimi ka theksuar se ka qenë evidente në takim  nevoja e të punuarit më tutje në konkretizimin e dokumenteve, dokumente këto të cilat sipas tij sigurojnë një zbatim të plotë të marrëveshjes bazike.

“Tema e parë është plani i sekuencimit. Ne kemi brenga me draftet e deritanishme që zoti Lajçak u ka dërguar palëve tona. Mendojmë që ai plan është selektiv… dhe u kushton më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë dhe nuk garanton zbatim të plotë të marrëveshjes. Ne kemi tentuar që në një takim trilateral me palën serbe të vendosim të gjitha obligimet që palët marrin nga marrëveshja bazike në një plan të detajuar të sekuencimit. Nuk kemi arritur ta përfundojmë këtë mision, por kemi përmirësim. Fatkeqsisht nuk ka pasur takim trilateral…ku kemi mebtur është se ua kemi listuar dhe dhënë me shkrim palës së BE-së të gjitha ato obligime që mendojmë se duhet të iu bien palës serbe, tash presim hapat e radhës”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ai bëri të ditur se plani i sekuencimit të Marrëveshjes Bazë, termat e referencës për monitorimin e Marrëveshjes Bazë, termat e referencës për zbatimin e Deklaratës për personat e pagjetur, pjesë me komente e përshendetur nga ana e Lajçak dhe për marrëveshjen për energjinë ishin temat, mbi të cilat, u diskutua në mes Lajçak e Bislimit.

Situata në veri të vendit ka qenë e tensionuar që nga ardhja e kryetarëve të rinj në komunat veriore të vendit.

Nga protestat e organizuara nga lokalët serbë, pati edhe dhunë fizike ndaj gazetarëve e ushtarëve të misionit të NATO-s.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika