Bislimi për vizitën në Bruksel: Bashkëbiseduam me bashkatdhetarët edhe për aplikimin për anëtarësim

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se gjatë qëndrimit tre ditor në Bruksel me Lëvizjen Vetëvendosje në Belgjikë kanë bashkëbiseduar mbi aplikimin për anëtarësim, “që ishte dhe arsyeja e vizitës së zhvilluar, në kuadër të informimit dhe koordinimit me institucionet e BE-së”

Pamje të postuara në llogarinë e zëvëndëskryemiistrit të Kosovës, Besnik Bislimi





Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se gjatë qëndrimit tre ditor këtë javë në Bruksel, ka pasur mundësinë të mbaj një takim me mërgatën shqiptare dhe me anëtarë të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë.

“Folëm gjatë për situatën në vend, politikat tona qeverisëse, reformat e ndërmarra dhe progresin e Kosovës në sundim të ligjit, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, zhvillim ekonomik, politika sociale e kohezion shoqëror”, ka shkruar Bislimi.

Tutje Bislimi ka potencuar se kanë bashkëbiseduar mbi aplikimin për anëtarësim, “që ishte dhe arsyeja e vizitës së zhvilluar, në kuadër të informimit dhe koordinimit me institucionet e BE-së”.

“Kosova është në një trajektore të re të zhvillimit dhe përfaqëson vlera demokratike e evropiane”, ka theksuar Bislimi.

Zëvëndëskryeministri i Kosovës ka potencuar se bashkatdhetarët që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit japin një kontribut të rëndësishëm dhe janë një nga shtyllat e zhvillimit ekonomik.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika