Bislimi: Qëndrimi 5 ditor në SHBA solli rezultate pozitive e lajme të mira për vendin

Vizita 5 -ditore e Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi solli rezultate pozitive e lajme të mira për vendin

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministri Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati kanë qëndruar për një vizitë pesë-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Bislimit, kjo vizitë solli rezultate pozitive e lajme të mira për vendin.

“Me FMN-në, konfirmuam se Kosova do të jetë shteti i parë në Evropë që do të përfitojë nga instrumenti më i ri, i quajtur “Resilience and Sustainability Fund”.

Përmes këtij programi fillimisht do të vihet në dispozicion shuma prej 80 milionë euro dhe me mundësinë e zgjerimit për edhe 80 milionë euro tjera”, ka thënë ai.

Bislimi ka theksuar se mjetet nga programi RSF pritet t’i vihen në dispozicion Kosovës për investime në ndërtim të kapaciteteve të reja të energjisë së ripërtërishme me erë dhe diellore.

“Pjesa tjetër e mbështetjes do të jetë në formën e një Aranzhimi për Gatishmëri (precautionary SBA) në vlerë prej 100 milionë euro për 2 vitet e ardhshme”.

Në takimet me Bankën Botërore, siç ka njoftuar Bislimi është diskutuar rreth projekteve aktuale dhe të mundshme në të ardhmen mbi investime infrastrukturore që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Gjithashtu takuam dhe ekspertë kosovarë që punojnë në Bankën Botërore. Ndërkohë me Nënsekretaren për Tregti, Maris Lago, theksuam rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit tregtar me partnerët tanë amerikanë. Kërkuam që të vazhdohet të shfrytëzohet potenciali i madh që ekziston nga kompanitë nga Kosova të eksportojnë edhe në SHBA dhe krijimi i mundësisë për trajnime të rreth 20 ndërmarrësve nga Kosova vitin e ardhshëm në SHBA”.

Në përmbyllje të kësaj vizite, nuk mungoi edhe takimi i afërt me mërgatën.

“Folëm për ekonominë në vend dhe investime të mërgatës në nisma të prodhimtarisë në Kosovë”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika