Bislimi takohet me sekretaren për Çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar sekretaren e Shtetit të Francës për Çështje Evropiane, Laurence Boone, dhe ka diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten takoi sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone.

Sipas një njoftimi për media, në këtë takim u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Në lidhje me integrimin evropian, ai theksoi se Republika e Kosovës mirëpret planin e ri për zgjerim dhe se mbetet e përkushtuar maksimalisht për hapa të rëndësishme përpara në këtë proces. Procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci e shpërndarje të barabartë për të gjitha shtetet”.

“Kosova është tashmë në vitin e 7-të të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe gjendet e përgatitur institucionalisht për marrjen e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas njoftimit të Qeverisë, zv.ministri Bislimi ka thënë se Kosova ka dëshmuar se përtej barrierave me të cilat është përballur, ka arritur rritje ekonomike dhe të performojë pozitivisht në rankime e matje ndërkombëtare.

Bislimi, në takimin me Boone, e ka përmendur edhe sulmin e 24 shtatorit.

“Sa i përket procesit të dialogut, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova në vazhdimësi ka qenë palë konstruktive. Ndërkohë, përmes shkeljeve të shumta të Marrëveshjes Bazike, Serbia ka dëshmuar se është palë bllokuese në këtë proces.Në mesin e këtyre shkeljeve, ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke cenuar nenin 4 të Marrëveshjes Bazike. Po ashtu, Serbia refuzoi dhe nënshkrimin e marrëveshjes dhe aneksit të zbatimit.Në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit, ai theksoi se ishte një akt agresioni i një shteti kandidat për anëtarësim në BE, kundër një kandidati ende potencial për anëtarësim”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Në fund u diskutua edhe mbi marrëdhëniet bilaterale me Francën dhe mundësitë për thellimin e tyre.

Paraprakisht, zëvendëskryeministri Bislimi pati një takim edhe me të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, ku vlerësoi lartësisht kontributin e angazhimin e Francës në rajon.

Prezent në këto takime ishin dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, dhe zëvendësdrejtori i Departamentit për Ballkan në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Nicolas Faye.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika