Biznesmeni ukrainas, Oleksiy Vadatursky vritet nga granatimet ruse

Një raketë që goditi shtëpinë e Oleksiy Vadaturskyt gjatë natës së djeshme, la të vdekur atë dhe gruan e tij Raisa

Vdekjen e biznesmenit më të pasur të Ukrainës dhe të gruas së tij e shkaktuan granatimet “masive” ruse.

Një raketë goditi shtëpinë e tyre gjatë natës së djeshme dhe la të vdekur Oleksiy Vadatursky, 74 vjeç dhe gruan e tij Raisa.

Vadatursky njihej ndryshe si “Hero i Ukrainës”, sepse ai zotëronte grupin Nibulon që bënin eksportet e grurit.

Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevych ka thënë se, ”ishte bombardimi më i rëndë rus i qytetit deri më tani”.

Afër shtëpisë së bombarduar të biznismenit ka pasur një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla dhe një servis, si dhe banesa, të cilat kanë pësuar gjithashtu dëme të mëdha.

Nibulon ka ndërtuar shumë objekte magazinimi dhe infrastrukturë tjetër për eksportimin e grurit.

Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë të grurit dhe drithërave të tjera, mirëpo lufta mes tyre ka penalizuar mjaft shumë, andaj edhe janë shfaqur rritje të çmimeve.

Javën e kaluar të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB në Turqi, që synon lehtësimin e krizës ushqimore.

Dërgesat ukrainase pritet të jenë të ngadalta mes kontrolleve të rënda të sigurisë.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika