Blerim Isufaj votohet nga KPK- ja për Kryeprokuror të Shtetit

Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka votuar Blerim Isufaj për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Pas përfundimit të intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror të shtetit, Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, është renditur i pari, pas numërimit të pikëve.

Kështu ka njoftuar Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK).

Sipas njoftimit të KPK-së, i dyti është renditur Shqipdon Fazliu, i treti Kujtim Munishi, i katërti Armend Hamiti dhe i pesti Lulzim Sulejmani.

Intervistimi për pozitën e kryeprokurorit të shtetit është mbajtur më 20 mars nga paneli vlerësues.

Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale ka dalë me 98 pikë;

Shqipdon Fazliu, prokuror i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë me 92 pikë;

Kujtim Munishi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë me 84.2 pikë;

Armend Hamiti, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë me 80.6 pikë;

Lulzim Sylejmani, prokuror i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë me 74.2 pikë.

Isufaj, nga KPK-ja, është propozuar për dekretim te presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Presidentja, sipas ligjit, e bën emërtimin, por mund edhe të mos e bëjë. Lëvizja Vetëvendosje kërkon që procesi të përsëritet nga pika zero.

Paraprakisht, Komisioni për Rishqyrtim i KPK-së më 1 prill 2022 kishte shqyrtuar kundërshtimet e katër kandidatëve të tjerë, për arsye se këto kundërshtime erdhën pasi Komisioni Rekrutes për përzgjedhjen e Kreprokurorit të Shtetit kishin renditur në këtë garë Blerim Isufaj, si më të suksesshmin, me 98 pikë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ( KPK )

Sipas Rregullores Nr.06/2019 për emërtimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, Komisioni për rishqyrtim, nëse vlerëson se kundërshtimet e kandidatëve janë të bazuara, i dërgon KPK-së raport të arsyetuar dhe pastaj KPK- ja voton propozimin e këtij Komisioni.

Sipas kësaj Rregulloreje, nëse KPK- ja aprovon të gjeturat e këtij Komisioni, kërkon nga anëtarët e Panelit Vlerësues që të rishikojnë edhe njëherë procesin për të adresuar të gjeturat.

Por, nëse KPK-ja refuzon të gjeturat e këtij Komisioni, poentomi final do të konfirmohet dhe KPK- ja do të kalojë në procesin e votimit.

Isufaj në postin e Kryeprokurorit të Shtetit do të zëvendësojë Aleksandër Lumezin.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika