Blinken fton Gërvallën në “Summit of the Americas”

Me shënimin e herës së parë të Kosovës në Samit, ministrja Gërvalla pritet të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetërorë

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla dhe Sekretari amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së.

Me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken, kjo shënon herën e parë që Republika e Kosovës do të përfaqësohet në “Summit of the Americas”.

Përgjatë këtij Samiti, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetërorë duke vazhduar të lobojë për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ftesa e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken ndaj ministres Gërvalla

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika