BMW feston ditëlindjen e 50-të

Një prej veturave që BMW, do të festojë ditëlindjen e 50-të të kësaj njësie është M4 50 Jahre Edition. Kjo veturë do të jetë e disponueshme për blerësit në Evropë në pesë nuanca të ndryshme: Carbon Black, Macao Blue, Brand Hatch Grey, Imola Red dhe San Marino Blue

BMW

Në tregun evropian arrin seria e kufizuar e BMW M4 50 Jahre Edition. Prodhuesi bavarez po shënon jubileun – gjysmë shekulli të njësisë sportive të veturës M.

Një prej veturave që BMW, do të festojë ditëlindjen e 50-të është M4 50 Jahre Edition. Kjo veturë do të jetë e disponueshme për blerësit në Evropë në pesë nuansa të ndryshme: Carbon Black, Macao Blue, Brand Hatch Grey, Imola Red dhe San Marino Blue.

BMW

Në tregun kinez M4 50 Jahre Edition do të ofrohet edhe me dy ngjyra tjera: Fire Orange dhe Stratus Grey, ku do të nderohet një lloj tigri i këtij vendi.

Të gjitha njësitë e BMW M4 nga kjo seri e kufizuar, gjithashtu do të kenë karakteristika të veçanta në brendësi, përfshirë panelet në pragje të dyerve me mbishkrimin “Edition 50 Jahre BMW M” si dhe pllakën e metaltë në konzolën qendrore me të njëjtin mbishkrim.

BMW

M4 50 Jahre Edition është i bazuar në BMW M4 Competition. Si i tillë, nën kapak ka motorin 3 litërsh me gjashtë cilindra dhe dy turbo-charger, që i mundësojnë të prodhojë 510 kuaj-fuqi.

BMW

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika