BNE ka mposhtur ekipin legjendar të Brazilit

Bad News Eagles, ka mposhtur ekipin brazilian, Imperial, në turneun më të madh të CS:GO

Ekipi Bad News Eagles

Bad News Eagles vazhdojnë me fitore në turneun më të madh të CS:GO, në qytetin Antwerp të Belgjikës, kësaj radhe kundër skuadrës nga Brazili të ekipit Imperial.

BNE, tani është më afër se kurrë për të vazhduar në fazën tjetër të PGL Antwerp Major, ‘Legends Stage’.

Bad News Eagles (BNE), që në fillim të lojës kanë qenë të egërsuar për fitore dhe në raundet e fundit ekipi Brazilian filluan të zgjohen por mori fitoren lehtësisht ekipi kosovar.

Bad News Eagles kanë përfunduar lojën me rezultat 16:12, fitues të shtatë raundeve radhazi duke i lënë me zero në fillim të lojës, transmeton Portali D.

Super ekipi nga Kosova nuk din t’i ndal rezultatet e mira, super ndeshje nga ana e tyre, në ndeshjen debutuese kundër ekipit brazilian Imperial. Ky rezultat erdhi si gjithmonë nga bashkëpunimi i vazhdueshëm i ekipit kosovar.

Pra, ekipi BNE në një map, konfirmuan fitoren e tyre të zjarrtë për të vazhduar lojën kundër ekipeve më te forta në botë.

Ndeshja është zhvilluar në mapin ‘vertigo’ filloj me dominim të plotë nga ekipi kosovar, e lojtari kryesor i kësaj ndeshje ishte GXX i cili e përfundoj ndeshjen me 33 eliminime dhe 14 vdekje.

Rreth 30 mijë shikues ishin të pranishëm në live stream-in zyrtar të Professional Gamers League (PGL), dhe rreth 10 mijë shikues ishin të pranishëm te live stream i kosovarit Ernest Xhoci, për të shikuar duelin e djemve nga Kosova kundër ekipit të Brazilit.

Djemtë e Kosovës, kishin përballë ekipin brazilian që radhitën në vendin e 32 në ranglistën botërore, ndërsa ekipi i ynë, Bad News Eagles, në vendin e 26.

Ekipi nga Brazili, ishin fitues të dy turneve Major, FalleN, fer dhe fnx, mirëpo fuqia e ekipit BNE nga Kosova nuk ndalet as nga legjendat braziliane.

Gjithashtu, tani ekipi BNE mbanë serinë e ndeshjeve 2-1 (dy fitore, një humbje), ndërsa ekipi Imperial mbanë serinë e ndeshjeve 2:1 (dy humbje, një fitore).

Ndeshja ndërmjet Bad News Eagles dhe Imperial, ishte një ndeshje e ngazëlluar për t’u shikuar, që nuk munguan as rastet fantastike nga të dyja ekipet.

Një moment tejet fantastik, në raundin e 23-të është realizuar nga kapiteni i ekipit kosovar, sinoppsyy, i cili ka eliminuar kundërshtarin e tij me thikë nga mbrapa.

Gjithashtu, ky eliminim u bë edhe më fantastik me komentimin në shqip nga Xhoci. Ndërkaq, ndeshjen e radhës ekipi nga Kosova, do ta zhvillojë nesër (e mërkurë), më 11 maj.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika