Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese

Bordi i Paqes në faqen e vet zyrtare ka publikuar pranimin e Kosovës si një anëtare themeluese të organizatës ndërkombëtare të paqes dhe stabilitetit, në nivel global.

“Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”, thuhet në njoftimin e Bordit të Paqes në X, njofton Dukagjini.

Kujtojmë se më 22 janar, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Nënshkrimin për të qenë pjesë e këtij Bordi sot e kanë dhënë 20 nga 50 vende të ftuara.

Argjentina, Armenia, Bullgaria, Bahrejni, Azerbajxhani, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Katari, Kosova, Maroku, Pakistan, Paraguai, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistan dhe Mongolia janë vendet që kanë nënshkruar në ditën e themelimit të këtij bordi.

Bordi i Paqes është organ i ri ndërkombëtar i iniciuar nga Trumpi, i cili synon mbikëqyrjen e zbatimit të planeve të paqes në zonat e konfliktit, me fokus fillestar në Rripin e Gazës.

Të fundit nga rubrika