Borell: Me Maqedoninë e Veriut kompletojmë identitetin evropian

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell ka thënë se me Maqedoninë e Veriut do të kompletojnë identitetin kompleks evropian

Josep Borell.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, ka komentuar për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Borell tha së më në fund po fillohet një proces që do të dërgojë drejt vendimeve strategjike dhe historike.

“Sot ne po fillojmë më në fund një proces që ju keni punuar dhe keni pritur shumë për të, po lëmë kohë ndryshimesh të mëdha gjeopolitike, ndryshime tektonike”, ka shkruar Borell.

Ai shtoi se identiteti evropian ka nevojë për Maqedoninë e Veriut të kompletohet.

“Ne kemi nevojë për Maqedoninë e Veriut për të kompletuar identitetin tonë kompleks evropian, së bashku. Është një ditë historike për Maqedoninë e Veriut dhe për Bashkimin Evropian në tërësi”, ka shkruar Borrell.

Negociatat për Shkupin u hapën pas miratimit të një “Propozimi francez” nga Kuvendi maqedonas, që mundësoi heqjen e vetos së Bullgarisë për nisjen e bisedimeve me Shkupin.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika