Boris Johnson person “non grata” në Moskë

Ministria e Jashtme e Rusisë, publikon listën e zyrtarëve dhe politikanëve britanik të shpallur persona non grata, ku ndër emrat është edhe kryeministri, Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson

Federata e Rusisë ka shpallur Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, persona non grata.

Në listën e personave të ndaluar në Rusi përveç Johnson, janë edhe një numër i lartë politikanësh dhe qeveritarësh britanik.

Zyrtarët e tjerë të përfshirë në listë janë edhe zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab, kryediplomatja Lizz Truss, Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, Sekretarja e Punëve të Brendshme. Por, nuk janë vetëm këta të ndaluar, por edhe pjesa tjetër e kabinetit të Johnson-it.

Gjithashtu person non grata është shpallur nga Moska edhe ish-kryeministrja, Theresa May.

“Qëndrimi armiqësor” karshi popullit rus në luftën e Ukrainës është argumenti i vendimit të Moskës.

Mbretëria e Bashkuar, ka qenë ndër vendet e para, të cilat shpallën mbështetje të pakushtëzuar për Ukrainën qysh nga fillimi i konfliktit shumë vite më parë, por edhe nga invazioni rus më 24 shkurt 2022.

Mbretëria e Bashkuar sikurse edhe pjesa tjetër e vendeve Perëndimore, ka ndërmarr sanksione të shumta ndaj Rusisë, sanksione këto që kanë prek edhe vetë presidentin rus, Vladimir Putin.

Së fundi, në një bashkërendim sanksionesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Londra zyrtare ka sanksionuar dy vajzat e Putin-it.

Pas Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Johnson ishte lideri Perëndimor që vizitoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në Kiev, me të cilin u akorduan për bashkëpunim në luftën mbrojtëse kundër Rusisë invaduese.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika