Borrell në New York takon Gueterres, diskutojnë edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, me të cilin, ka biseduar edhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell shtrëngon duart me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në selinë e OKB-së në New York. Foto AFP, 19 shtator 2022.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, me të cilin, ka diskutuar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se takimi me Gueterres është zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, përpara konferencës së tij vjetore në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Diskutuam për Ukrainën, përpjekjet për të trajtuar ndryshimet klimatike, zhvillimet në Amerikën Latine, PEPP, Etiopi, Sahel dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar ai në Twiter.

Po ashtu, këtë e kanë konfirmuar nga Bashkimi Evropian, duke thënë se Borrell dhe Guterres kanë folur edhe për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Çështjet tjera të trajtuara gjatë bisedës ishin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Procesi i Paqes në Lindjen e Mesme, Etiopia dhe Saheli”, thuhet nga zyra për media e BE-së.

Pra, takimi mes tyre ka ndodhur më 22 shkurt kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së filloi debatin e saj për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën, që përkon me shënimin e një viti qëkur Rusia filloi luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës.

Kujtojmë se, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 27 shkurt në Bruksel në kuadër të dialogut, ku do të diskutojnë për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur optimist se në takimin e së hënës, Kosova dhe Serbia do të dakordohen dhe do ta pranojnë planin evropian.

Nëse arrihet dakordimi, sipas Lajçakut, plani evropian do të bëhet ligjërisht i detyrueshëm për të dyja palët.

Ai ka thënë se pas kësaj marrëveshjeje, dialogu do të vazhdojë edhe më tej për t’u një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika