Borrell: Normalizimi i raporteve me Serbinë, kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Përfaqësuesi i Lartë të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se "u takova me Kurtin në #MSC2023 për të diskutuar për nevojën për avancim të propozimit të BE-së për normalizim raportesh me Serbinë, që është kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së"

Përfaqësuesi i Lartë të BE-së, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Përfaqësuesi i Lartë të BE-së, Josep Borrell, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka thënë se normalizimi i raporteve me Serbinë, është kyç për rrugën Kosovës drejt BE-së.

Borrell së bashku Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë u takuan me Kurtin, ku theksoi se do të takohen për takim të nivelit të lartë në Bruksel më 27 shkurt.

“U takova me Kurtin në #MSC2023 për të diskutuar për nevojën për avancim të propozimit të BE-së për normalizim raportesh me Serbinë, që është kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Do të takohemi në Bruksel për takim në nivel të lartë më 27 shkurt”, ka shkruar Borrell në Twitter

Ndërsa, në njoftimin e zyrës së Kryeministrit, Kurti me Borrell dhe Lajçak kanë diskutuar për propozimin evropian dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Gjithashtu, është folur për takimin e radhës në Bruksel të thirrur për 27 shkurt nga Bashkimi Evropian.

“U diskutua për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia. Po ashtu u fol për takimin e radhës në Bruksel të thirrur për 27 shkurt nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftim.

Kurti takohet me Borrellin dhe Lajçakun, propozimi evropian dhe takimi i radhës në Bruksel temë diskutimi 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika