BQK-ja e fiton rastin ndaj institucionit mikrofinanciar “IuteCredit” në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka thënë se 'IuteCredit' do t'i paguaj të gjitha shpenzimet përfshi edhe avokatin si dhe pagesat e procedurave në rastin e arbitrazhit të këtyre dy institucioneve. BQK ka fituar rastin ndaj institucionit mikrofinanciar 'IuteCredit'

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti





Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ishte dërguar në gjykatën e Arbitrazhit nga institucioni mikrofinanciar “IuteCredit” pasi BQK ia kishte hequr licencën e operimit në fund të vitit 2019.

Për këtë fitore të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, Portali Dukagjini ka kontaktuar edhe me Guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti, ku ky i fundit ka thënë se Kosova ka marrë një konfirmim nga avokati se ka fituar rastin ndaj këtij institucioni mikrofinanciar që nuk iu kishte përmbajtur planit të biznesit, andaj kjo ishte edhe arsyeja pse BQK i kishte ndaluar punën në Kosovë.

“Ka aplikuar norma të interesit mund të themi me 500 për qind, 600 për qind, në raste të caktuara e që kjo ka qenë jashtë planeve të bizneseve që kanë marrë regjistrim. Kjo ka qenë arsyeja kryesore që ne ia kemi heq regjistrimin”, ka thënë Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti për Portalin Dukagjini.

Sipas tij, Kosova nuk do të ketë asnjë shpenzim, asnjë kosto përfshirë këtu edhe shpenzimet e avokatit, të gjita ato do të paguhen nga pala humbëse, IuteCredit.

Mehmeti ka falënderuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për mbështetjen që ia ka dhënë BQK-së në këtë proces.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika