Ka arritur në 19 numri i personave që mbetën të vdekur gjatë natës në një sulm të rëndë rus me raketa dhe dronë që goditi një ndërtesë apartamentesh në qytetin perëndimor të Ukrainës, Ternopil.
Zyrtarët ukrainas bën të ditur se edhe 66 persona të tjerë u plagosën në sulmet e natës në Ukrainë që synonin infrastrukturën e energjisë dhe transportit, duke detyruar ndërprerje emergjente të energjisë në një numër rajonesh në temperatura të ulëta, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.
Katet e sipërme të ndërtesës banesore në Ternopil u shkatërruan gjatë sulmit.
Rusia lëshoi më shumë se 470 dronë dhe 48 raketa në sulmin e natës, thanë zyrtarët.
Polonia, shtet anëtar i NATO-s që kufizohet me Ukrainën perëndimore, mbylli përkohësisht aeroportet e Rzeszow dhe Lublin në juglindje të vendit dhe ngriti në ajër avionë polakë dhe aleatë si një masë paraprake për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore.
Sulme me 470 dronë, nëntë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainën perëndimore