BTK-ja deklarohet kundër homofobisë

Bashkësisa e Tarikateve të Kosovës ka shprehur gatishmerinë e saj në ndihmesë së institucioneve shoqërore kundër luftimit të homofobisë

Të shtunën e 23 prillit, Kuvendi Zgjedhor i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës (BTK) ka dhënë një mesazh për institucionet e Kosovës, duke deklaruar se do të punojë me institucionet e vendit në luftimin e homofobisë dhe mizogjinisë.

Kuvendi i BTK-së i mbajtur në Rahovec, me mbi 30 përfaqësues të komuniteteve të dervishëve të Kosovës, ka votuar për statusin e plotësuar të saj, disa rregullore të reja dhe rizgjedhjen e funksionarëve të rinjë.

“Bashkësia e Tarikateve e përkrah shtetin e Kosovës në realizimin e sigurisë, mirëqenies dhe realizimin e një shoqërie të hapur për vlerat njerëzore. Bashkësia e Tarikateve do t’i mbështetë institucionet e Kosovës në ndërtimin e shtetit juridik, i cili i realizon vlerat e përmendura e kundër korrupsionit, neglizhencës, keq menaxhimit, jo barazisë, përjashtimit dhe jo transparencës në shoqëri”, kishte shkruar BTK-ja në Facebook.

Ndryshe, kjo deklaratë është shënuar si deklarata e parë e një bashkësie fetare në Kosovë, e cila njeh homofobinë si problem të shoqërisë kosovare dhe deklaron gatishmerinë në luftim kundër saj.

“Bashkësia e Tarikateve, në veçanti, dëshiron të punojë s’bashku me institucionet e Kosovës në ndërtimin e një shoqërie pa paragjykime, të cilat i njohim si racizmi, urrejtja etnike, homofobia, mizogjinia, islamofobia, sufifobia dhe forma tjera përjashtuese që prishin mirëbesimin në shoqëri”, kishte deklaruar BTK-ja.

Nga ana tjetër komuniteti LGBTQ+ ka reaguar duke thënë se “Dylberizm, përshëndet mesazhin e BTK-së ndaj institucioneve të Kosovës, duke uruar që ky të jetë një shembull i cili do të ndiqet edhe nga bashkësitë e tjera fetare në Kosovë, të cilat në vend të shpërndarjes së propagandës homofobike, transfobike, diskriminuese e populliste, të thirren në një shoqëri të diturisë, solidaritetit, tolerancës, barazisë dhe gjithëpërfshirjes”.

Edhe opinionisti, Ismail Tasholli ka reaguar përmes Facebook-ut, lidhur me vendimin e BTK-së, duke thënë se ”Më mendjehapur sesa Kuvendi i VV, bravo Bashkësisë së Tarikateve!”.

Dy muaj më parë, prijësit fetarë të Bashkësisë Islame të Kosovës, Kishës Protestante Ungjillore dhe Bashkësisë Hebraike të Kosovës, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët kundër martesave mes seksit të njëjtë, mbi miratimin e Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës, i cili parashihte rregullimin e bashkësive civile për çiftet e seksit të njëjtë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e miratuan Projekt Kodin Civil, i cili parashihte mundësinë e martesave të partnerëve të së njëjtës gjini.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika