Bujar Osmani: Ne do të jemi gardianë edhe të interesit të Kosovës

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanit, Maqedonia e Veriut është mbrojtëse e interesave të Kosovës, në çdo rrethanë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar në emër të Qeverisë, se Maqedonia e Veriut është dhe do të jetë në çdo rrethanë gardian i interesit të Kosovës.

“Ne do të jemi gardian i interesit të Kosovës, nëse shohim se ka një dëm për Kosovën, për pavarësinë e saj, për njohjen e ndërsjellë, për rrumbullakimin e shtetformësisë. Ne jemi gardianë të Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Osmani kritikohet shpesh nga opozita dhe një pjesë e opinionistëve maqedonas për aktivitetin e tij diplomatik të cilin e shtrin edhe për çështjet e hapura të Republikës së Kosovës në rrethana ndërkombëtare.

Edhe si zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane Osmani sulmohej për të njëjtën arsye. Kujtojmë se Osmani atëherë nuk kishte marrë pjesë në një Konferencë të organizuar në Bosnjë dhe Hercegovinë, për arsye se aty nuk ishte ftuar Kosova.

Tani, si kryediplomat i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kur mori pjesë në seancën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Torino në maj të këtij viti, kërkoi që të pranohet Republika e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Përderisa Këshilli i Evropës përjashtoi vendin (Rusinë) i cili i shkeli vlerat themelore të organizatës, duhet ta mbështesin kërkesën e Kosovës si shtet që i pasqyron gjithë vlerat e kësaj organizate”, kishte thënë i pari i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut.

Edhe në raport me qëndrimin e Kosovës ndaj Ballkanit të Hapur si iniciativë rajonale, kryediplomati Osmani ka qenë i prerë.

“Nëse e shohim një element se po i bëhet dëm Kosovës, ja unë po e marr përgjegjësinë, po them në emër të Qeverisë, se Maqedonia nuk do të jetë pjesë e iniciativës”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, javën e kaluar, teksa ka komentuar mbi zhvillimet e fundit në Veri të Mitrovicës, ka thënë se po e përcjell me vëmendje situatën.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Osmani ka theksuar se Maqedonia e Veriut i inkurajon të dy vendet fqinje që të veprojnë në përputhje me vlerat evropiane të fqinjësisë së mirë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika