“Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës” është tema e Met Gala 2024

Eventi vjetor i Muzeut Metropolitan të Artit të Nju Jorkut 2024 do të ketë temën “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës”.

Kjo temë është bërë e ditur në mënyrë që të famshmit janë të ftuar të prezantohen në Met Gala të këtij viti.

Eventi i madh i modës do të zhvillohet të hënën e parë të majit 2024, pra në datën 6 të muajit.

Aktiviteti vjetor i bamirësisë për Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, i organizuar si çdo vit nga drejtoresha e Vogue, Anna Wintour, këtë vit do të ketë temën “Bukuritë e Fjetura: Moda e Rizgjimit”.

Sipas njoftimit për shtyp të organizatës: “Ekspozita e re do të fokusohet në përdorimin e kërkimit, diskutimit dhe teknologjisë për të riprodhuar ndjenjën e ekspozitave kryesore të muzeut. Qëllimi është t’u japim një jetë të re këtyre objekteve historike, përmes rikrijimit dhe për të përcjellë erërat, tingujt, teksturat dhe lëvizjet e rrobave që nuk mund të ndërveprojnë më drejtpërdrejt me trupin”.

Ajo përfundon kështu, “Met Gala do të eksplorojë konceptet e rilindjes dhe të rinovimit, duke përdorur natyrën si një metaforë për ekzistencën e modës së kaluar”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SAINT PAUL W (@saintpaulww)

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika