Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka bërë të ditur se rreth 1.5% zyrtarë publikë nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor për deklarimin e pasurisë.
Në emisionin FIVE, Buleshkaj tha se shumica e rasteve nuk përfshijnë nivele të larta drejtuese, por zyrtarë të institucioneve që kanë detyra hetimore dhe profesionale.
Sipas tij, në mesin e tyre ka edhe rreth 10 zyrtarë nga Administrata Tatimore e Kosovës, një numër i ngjashëm nga Dogana, si dhe afërsisht dhjetë mjekë, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga kategori më të vogla të zyrtarëve.
“Fatmirësisht nuk kemi nivele të lartë drejtues në kuadër të këtij numri, kemi numër mjaftë të madh të zyrtarëve policor që janë të obliguar apo të ngarkuar me detyra hetimi. Kemi rreth 10 nga Administrata Tatimore e Kosovës, po ashtu afërisht me këtë numër i kemi nga dogana, numër të mjekëve që është rreth dhjetë dhe numra tjerë janë më të vogël dhe nuk janë pozita drejtues profesionale që janë të obliguar deklarimin e pasurisë”, ka deklaruar ai.
Buleshkaj theksoi se një pjesë e këtyre zyrtarëve mund të jenë futur për herë të parë në obligimin ligjor të deklarimit të pasurisë, sidomos ata që janë emëruar në dy vitet e fundit.
“Sot kemi filluar me procesin e verifikimin e të gjitha këtyre rasteve dhe me përgatitjen e shqyrtimit të gjobave”, ka shtuar ai.