Bulliqi: Vizita në ShBA është shtyrë me kërkesën time

Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës, ka thënë se vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtyrë me kërkesën e tij, gjersa ka theksuar se ajo që është raportuar në media është një dezinformatë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi


Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës, ka thënë se vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shtyrë me kërkesën e tij, e jo për shkaqe që janë raportuar në media.

Bulliqi ka thënë se ajo që është raportuar në media është dezinformatë.

Po ashtu, Bulliqi ka thënë se ka kërkuar vetë nga Ambasada Amerikane që të shtyhet një takim i tillë për shkak të agjendës së zënë.

“Aktualisht jemi në vizitë zyrtare në Austri, jemi duke marrë pjesë në një kuorum të bizneseve dhe unë nuk mund të kthehem në Kosovë, dhe kam kërkuar që ky takim të shtyhet”, ka thënë Bulliqi në një lidhje telefonike në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjin.

Tutje, Bulliqi ka theksuar se komplet delegacioni e ka shtyrë takimin, prandaj nuk qëndron ajo që është thënë.

Bulliqi ka bërë të ditur se nuk ka një datë të caktuar për të realizuar takimin, por sipas tij, vizita do të bëhet në një “moment të përshtatshëm”.

Komunikimi zyrtar mes Shpejtim Bulliqit dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është përcjellë nga Bulliqi për emisionin “Debat Plus”, me Ermal Pandurin.

Por, sipas këtij komunikimi që vetë Bulliqi e ka ndarë me RTV Dukagjinin, arsyet që kryetari i Podujevës ua ka kumtuar delegacionit të qytetit Ames në SHBA, janë se “vizita e delegacionit në SHBA, është anuluar shkaku i situatës në veri të Kosovës”.

Komunikimi i Kryetarit të Podujevës me delegacionin amerikan

Pamje nga shkëmbimi i emailave.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika