Buzëqeshja që po “djeg” rrjetin – Ekskluzivisht nga klinika “Doctor Smile” dhe Doktor Valton Rrustemi!

Një emër po dominon titujt dhe rrjetet sociale këto ditë: Benita, këngëtarja dhe influencerja e re që po bën bujë me investimin e saj prej 14 mijë euro në një buzëqeshje që thyen çdo standard – e krijuar nga  Dr. Valton Rrustemi në klinikën lider të estetikës dentare Doctor Smile, në Prishtinë.

Buzëqeshja e saj “Diamond Smile”, unike në Evropë dhe botë, ka shkaktuar stuhi reagimesh online. Me mijëra meme, video kreative në TikTok dhe diskutime të zjarrta në emisione televizive, ajo është kthyer në simbolin e një epoke të re të kujdesit dentar – ku guximi për të investuar në veten nuk fshihet.

“Jam e para në botë që i kam vendosur kështu.

Janë ‘Diamond Smile’, të punuar nga doktor Valton Rrustemi i “Doctor Smile” – dhe po, më pëlqejnë jashtëzakonisht shumë”, tha Benita për mediat, ndërsa fytyra dhe buzëqeshja e saj janë bërë virale në çdo platformë.

Dhëmbët e saj me shkelqim diamanti u bën pjesë e një diskutimi të gjatë sot në Kosova Live.

“Nuk jemi mësuar me e pa një të re e cila del dhe thotë që kam investuar në dhëmbë 14 mijë euro, po harrojmë që në të kalumen edhe gjyshet tona kanë pasë dhëmbë me dukat, pse të bëhet e madhe kur i ka kushtet”, u shpreh gazetari Lumi në “Kosova Live”.

Edhe esteteistja Fitore Kalludra, pati një koment drejt kësaj situate, duke thënë se po të ishte një djalë në vendin e saj nuk do të diskutohej aq shumë.

“Unë jam ardhur nga një mentalitet tjetër, nga Norvegjia, nëse kish dalë dikush mashkull edhe kish thënë ashtu si kjo vajza, nuk e besoj që ish diskutu kaq shumë në rrjete sociale” tha mes tjerash Kalludra.

E për të gjithë punën e këtij diskutimi “fajtori” kryesor mbetet klinika Doctor Smile, me seli në Prishtinë, e po ashtu puna perfekte dhe e detajuar e stomatologut Valton Rrustemi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika