Canaj: Mosheqja e masave të BE-së, dështim diplomatik i Kosovës

“Kam përshtypjen në këtë rast nëse dështohet në heqjen e këtyre masave përkundër rekomandimit të Borrellit, thjesht është dështimi i sërishëm diplomatik i Kosovës”, ka theksuar Canaj

Gjatë së mërkurës është raportuar se përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, u ka rekomanduar shteteve anëtare të BE-së që të marrin qëndrim për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Ish-diplomati, Blerim Canaj, ka shprehur shqetësimin e tij për një mundësi të dështimit diplomatik të Kosovës nëse masat nuk hiqen.

Canaj theksoi se Kosova duhet të intensifikojë përpjekjet e saj diplomatike për heqjen e këtyre masave.

“Kjo e tregon edhe situatën diplomatike në të cilën gjendet Kosova, pasi ajo është punë e diplomatëve dhe e diplomacisë kosovare që të takojë shtetet të cilat kanë forcë për të vendosur”, ka thënë Canaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Ai shtoi se masat janë të padrejta dhe se shumë diplomatë të vendeve të ndryshme e dinë këtë, por vendet e tyre vazhdojnë t’i mbështesin këto masa.

“Ato masa janë të padrejta, madje madje kam dëgjuar edhe diplomatë që janë këtu që e dinë që janë të padrejta dhe shtetet e tyre vazhdojnë i përkrahin këto masa”.

Canaj sugjeroi që diplomacia kosovare duhet të jetë më aktive dhe të diskutojë me shtetet kyçe për heqjen e masave.

“Do të kishte qenë mirë që diplomacia jonë të ishte më aktive dhe të diskutojë me shtetet e caktuara pikërisht për heqjen e masave. Dhe pastaj mos të shkojmë ne diku në Sicili, të takojmë disa arbëresh, sepse nuk është punë e diplomacisë ajo”, ka shtuar Canaj.

Nëse dështimi për heqjen e masave ndodh edhe pas rekomandimit të Borrell, Canaj konsideron këtë një dështim të radhës në diplomacinë kosovare.

“Kam përshtypjen në këtë rast nëse dështohet në heqjen e këtyre masave përkundër rekomandimit të Borrellit, thjesht është dështimi i sërishëm diplomatik i Kosovës”, ka theksuar Canaj.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika