Çeku: Kurti shumë shpejt do të ketë përgjigje edhe për faktorin ndërkombëtar, edhe për qytetarët

"Kryeministri Kurti shumë shpejt do të ketë përgjigje edhe për faktorin ndërkombëtar, edhe për mediat, edhe për qytetarët”, ka thënë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka paralajmëruar se kryeministri Albin Kurti shumë shpejt do ta ketë përgjigjen për faktorin ndërkombëtar, lidhur me kërkesat e fundit pas tensioneve në veri.

Kështu ka bërë të ditur ai në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

“Kryesia e VV-së mban takime të rregullta. Në këto takime diskutohen të gjitha, përfshirë edhe çështjet e fundit. Nuk do të doja të flisnim për çështje që lidhen me partinë. Kryeministri Kurti shumë shpejt do të ketë përgjigje edhe për faktorin ndërkombëtar, edhe për mediat, edhe për qytetarët”, ka thënë Çeku.

Ndryshe, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se nuk ka caktuar ndonjë afat ndaj Kosovës për të marrë ndonjë përgjigje pas kërkesës për qetësim të situatës në veri të vendit.

Gjatë vizitës së tij në Beograd, para mediave, Escobar ka thënë se të premten do të raportojë në Shtëpinë e Bardhë për zhvillimet e fundit politike në mes të dyja vendeve.

“Nuk kam dhënë një afat. Çfarë unë kam pyetur në Prishtinë është cilët do të jenë hapat e ardhshëm. Së bashku me Lajçakun kemi thënë se pas kësaj vizite, unë do të raportoj të premten në Shtëpinë e Bardhë për të informuar se çfarë po ndodh, do të raportoj nëse ka progres apo jo. Edhe Lajçak do të raportojë te Borrell. Nuk është afat, por për mua janë hapat e ardhshëm dhe bazuar në raportin tim, ne do të marrim një vendim”, ka thënë Escobar.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet menjëherë.

Escobar përsëriti se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është “kërkesë ligjore” për Qeverinë e Kosovës.

“Asociacioni është kërkesë ligjore për Qeverinë e Kosovës. Është në marrëveshjen e Brukselit, në konluzat e Këshillit Evropian dhe marrëveshjen e Ohrit. Nuk është një marrëveshje në mes të Kurtit e Serbisë, është një marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë. Nëse Kosova do të lëvizë përpara në integrimin euroatlantik, duhet ta formojë Asociacionin. Pra, do të ndodhë, dhe pyetja është nëse do të ndodhë me këtë qeveri, ose me qeverinë e ardhshme”, tha Escobar.

Sipas tij, të dyja palët – Kosova dhe Serbia – duhet të përqendrohen në planin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve dhe të ecin përpara me Asociacionin.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika