Çështja e dinarit, temë e bisedimeve sot në Bruksel

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen këtë të martë në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, ku pjesë e diskutimeve do të jetë çështja e dinarit serb

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi (në të djathtë) dhe Petar Petkoviq (në të majtë) dhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi (në mes)

Takimi i radhës ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet këtë të martë në Bruksel, ku ndër temat që do të diskutohet do të jetë edhe çështja e dinarit.

Bashkimi Evropian tashmë ka konfirmuar takimin e radhës Kosovë-Serbi, ndërkaq pjesëmarrja në takim është konfirmuar edhe nga kryenegociatori Besnik Bislimi.

Pritet që ndërmjetësuesit evropianë të dialogut t’i takojnë ndaras Bislimin dhe Petkoviqin.

Ndërsa, nuk dihet nëse do të ketë një takim trepalësh.

Lexo edhe: Çka pritet të prodhojë takimi i së martës në Bruksel?

Lidhur me ndalimin e dinarit serb të hënën ka folur edhe presidentja e shtetit, Vjosa Osmani.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka theksuar se është domosdoshmëri që të arrihet një pajtim sa i përket zbatimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, me të cilën, ndalohet qarkullimi i dinarit.

Osmani para mediave ka thënë se për një pjesë të propozimit të emisarit amerikan, Gabriel Escobar, ka pajtueshmëri.

Osmani: Është arritur pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për dinarin

“Deri tani pajtim për një pjesë të propozimit, nga ajo që jam informuar deri tani, dhe nuk ka pajtim për një pjesë tjetër të propozimit”, ka deklaruar ajo.

Presidentja ka theksuar se është shumë pozitive që ndërkombëtarët pajtohen të ketë ndalim të qarkullim të dinarit në Kosovë.

“Është shumë pozitive që ndërkombëtarët në krye me SHBA-në pajtohen që të mos ketë qarkullim të dinarit në Kosovë, dhe me ndihmen e tyre kemi arritur që dërgesat dhe ndihmat financiare që arrijnë nga Serbia të bëhen në euro dhe jo me dinar dhe kjo e zgjidh një pjesë të madhe të problemit”, ka thënë mes tjerash ajo.

Ajo gjithashtu ka thënë se pjesa më sfiduese është që të sigurohet që ndihma financiare që vjen nga Serbia të mos shkojë në duart e atyre që kanë abuzuar e që janë të korruptuar.

Javën e kaluar, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranoi ta pezullojë rregulloren e BQK-së, derisa BE-ja, SHBA-ja dhe Qeveria e Kosovës të gjejnë një zgjidhje afatgjate, siç do të ishte transferimi elektronik i eurove përmes sistemit të Kosovës.

Ndërkaq të hënën, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia kanë bërë progres të kufizuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Pas një viti nga arritja e kësaj marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, Borrell ka theksuar se, ndryshe nga pritjet, zbatimi i marrëveshjes nuk është bërë.

Borrell ka shtuar se BE-ja do të vazhdojë të bëjë presion mbi Kosovën dhe Serbinë për të përparuar në normalizimin e marrëdhënieve.

Një vit nga Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Tashmë kanë kaluar 365 ditë që kur Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen në Ohër, për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Shija e redaktorit

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Të fundit nga rubrika