Çfarë deklaruan dy rusët dhe ukrainasi pasi u arrestuan nga policia për incidentin në Gramsh?

“Jemi turistë. Kemi pasion fotografinë e uzinave të braktisura" kështu kanë thënë 3 shtetasit e huaj të cilët janë arrestuar pasi kanë tentuar të futen në uzinën e Gramshit. Pavarësisht pretendimeve të tyre, sendet personale të 2 djemve dhe një vajze, ku 2 prej tyre rusë nga Moska dhe një ukrainas janë dërguar në laboratorin shkencor për ekzaminim

Svetlana Timofoeva, një nga personat e ndaluar nga policia në Shqipëri

“Jemi turistë. Kemi pasion fotografinë e uzinave të braktisura. Menaxhojmë faqe në instagram dhe nuk i përkasim asnjë agjencie inteligjente”, ishin fjalët të cilat i kishin thënë tre personat e ndaluar nga policia, të cilët kishin tentuar të futeshin në uzinën e Gramshit.

Pavarësisht pretendimeve të tyre, sendet personale të 2 djemve dhe një vajze, ku 2 prej tyre rusë nga Moska dhe një ukrainas janë dërguar në laboratorin shkencor për ekzaminim.

33-vjeçrja Svetlana Valerneva Timofoeva, kishte postuar foto në llogarinë e saj në Instagram vetëm disa minuta para ndalimit nga policia.

Në këtë blog në njërin nga postimet e saj ajo kishte shkruar se ka 15 vjet që e ndjek këtë hobi.

Grupi shihet se ka qenë në shumë vende të ndryshme, të cilët edhe kanë fotografuar uzina të ngjashme.

Në faqe ka fotografi nga Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia e së fundmi nga Italia, raporton topchannel.

Ndryshe, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase janë arrestuar nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës të 20 gushtit pas një incidenti në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika