Çfarë e “prish” e çfarë jo agjërimin? – Tregon në detaje imami Enes Goga

Përdorimi i ushqimit dhe pijes e prish agjërimin, përfshirë ilaçet që depërtojnë në lukth ka thënë hoxha Enes Goga

Enes Goga, imam

Në ditën e parë të muajit të shenjtë të myslimanëve, në “Debat Plus” është ftuar kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, Enes Goga.

Imami Goga ka folur në detaje për disa nga rregullat e muajit të ramazanit, muaj që i obligon besimtarët myslimanë të agjërojnë.

Goga ka treguar se çfarë e “prish” dhe çfarë jo agjërimin e besimtarëve.

Disa nga rregullat që ai i përmendi gjenden më poshtë:

“Përdorimi i ushqimit dhe pijes e prish agjërimin, çdo gjë që depërton në lukth, nuk është fjala vetëm për ushqimin dhe pijet, njerëzit mund të konsumojnë edhe ilaqe, cdo gjë që depërton në lukth e prish. Të vjellurit qëllimshëm e prish agjërimin. Ka njerëz që për shkak të ndryshimit të kohës së ushqimit mund të kenë shqetësime të vogla, por nëse vjellja nuk shkaktohet qëllimshëm dhe është e vogël nuk prishet agjërimi, kurse qëllimisht prishet.

Nëse kemi gjakderdhje të madhe, e prish agjërimin, përjashtim bën nëse jemi të detyruar të japim gjak për shkak të analizave. Injeksionet nuk e prishin agjërimin, infuzioni për shkak se është ushqim ajo e prish agjërimin. Përdorimi i preparative që kanë problem me frymëmarrje nuk e prishin agjërimin, apo përdorimi i inhalimit nuk e prish agjërimin. Vendosja e pikave në sy, vesh apo hundë… nëse jemi të sigurt se përdorimi i pikave nuk depërton në lukth lejohet përdorimi”, tha Goga.

“Nuk prishet agjërimi nëse shkohet te stomatologu, është mirë me mënjanu, të shkojmë pas iftarit. Nëse bëjmë tush gjatë ditës, është në rregull, marrim abdes etj… Nëse dikush e ka një profesion të tillë ku punon, p.sh është kamarier ai detyrohet të shërbej gjëra të ndaluara si alkool, agjërimi është në rregull, nuk prishet, kjo gjë nuk është në rregull, por agjërimi nuk prishet”, vijoi Goga.

Ai tha se agjërimi obligohet te cdo mashkull dhe vajzë kur fillon mosha e pjekurisë, nëse ekziston shëndeti i plotë dhe rrethanat që e mundësojnë një gjë të tillë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika