Çfarë ka mundur të bëjë Qeveria Kurti 2 që s’e ka bërë ende?

Sipas ish- kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, për Qeverinë më shumë po ka rëndësi rritja e të mbledhurave nga TVSH-ja,  sesa shporta e qytetarëve të cilëve u është vështirësuar jetesa pas krizës që ka goditur të gjithë botën. Tutje, ai ka vlerësuar se qeveria ka pasur mundësi të shumta që sadopak t'ua lehtësojë ketë krizë, por ka refuzuar

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar qeverinë Kurti 2. Ai ka thënë se është në dijeni që kriza globale e ka prekur edhe Kosovën, por ka numëruar mundësitë, që sipas tij ka pasur pushteti për të ndërmarrë diçka për ta frenuar krizën e cila po thellohet çdo ditë.

“Por kriza në Kosovë po thellohet. Shihni listën në vijim dhe gjykoni vetë se çfarë ka pasur mundësi të bëjë qeveria”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, është dyfishuar dhe TVSH-ja për litër të naftës e të cilën shteti është duke e mbledhur nga qytetarët.

Tutje, ai ka thënë se ligji në fuqi ia lejon qeverisë që të ulë TVSH-në në 8 për qind për listën e mallrave shtesë.

Ndërkohë, ai ka rikujtuar se vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për rritje të tarifave të energjisë elektrike ka mbetur në fuqi.

“Refuzohet tërheqja e një pjese të kursimeve nga Trustin Pensional”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Siç ka theksuar ai, nuk ka rritje të pagave e pensioneve, as te ndihmat sociale, por vetëm rritje të çmimeve të mallrave bazike të konsumit.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika