Chollet-Kurtit: Shtyrja e gjobave, rruga më e mirë për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës

Faza e dytë e vendimit të Qeverisë së Kosovës, për targat paligjshme, është kërkuar që të shtyhet nga nënsekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet

Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet





Nënsekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet, ka thënë se ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një bisedë telefonike që ky i fundit ta shtyjë fazën e dytë të vendimit për targat e paligjshme “KM”.

“Shtyrja e gjobave të targave, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në dialogun për normalizim me Serbinë, rruga më e mirë për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruara në Chollet në Twitter.

“Ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm: shtyrja e gjobave të targave, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në dialogun për normalizim me Serbinë, rruga më e mirë për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet.

Chollet ka përfunduar thënë se duhet të shmanget përshkallëzimi.

Kurti zhvillojë telefonike me nënsekretarin e shtetit, Chollet, për domosdoshmërinë e një marrëveshje me Serbinë

Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se nënsekretarin e shtetit Chollet kanë biseduar edhe për situatën e sigurisë në Kosovë edhe për sundimin e ligjit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë një bisede telefonike me nënsekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet, kanë biseduar për marrëveshjen finale në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Kurit, normalizimi i marrëdhënieve me në mes të dy vendeve  bëhet me njohje reciproke.

‘Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë në qendër të njohjes reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka shkruar Kurit në Tëitter.

I pari qeverisë së Kosovës ka përfunduar duke thënë se nënsekretarin e shtetit Chollet kanë biseduar edhe për situatën e sigurisë në Kosovë edhe për sundimin e ligjit.





Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika