Cili do të jetë fati i “Ballkanit të Hapur” pas marrëveshjes Serbi-Rusi

Thirrje për parandalim të tentimeve eventuale të destabilizimit të Ballkanit përmes nismës së Ballkanit të Hapur u janë bërë Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ish-diplomati, Nesho shprehet i bindur se “Ballkani i Hapur” është krijuar për interesa personale të Presidentit Vuçiqit dhe kryeministrit Rama

Dy prej vendeve themeluese të “Ballkanit të Hapur, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u është bërë thirrje për parandalim të tentimeve eventuale të destabilizimit të Ballkanit përmes kësaj nisme. Thirrja vjen pas thellimit të bashkëpunimit të Serbisë dhe Rusisë në fushën e politikës së jashtme. Në Shqipëri, kjo marrëveshje vlerësohet si goditje ndaj “Ballkanit të Hapur”, kurse në Kosovë si mundësi për të shtrirë ndikimin negative rus në rajon.

Vendosja e këtyre nënshkrimeve në marrëveshjen e radhës mes Serbisë dhe Rusisë nxiti mllef e reagime te shtetet perëndimore.

Por, përveç bashkësisë ndërkombëtare, vlerësohet se kjo marrëveshje ka dëmtuar edhe iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Ish-diplomati shqiptar, Agim Nesho thotë se marrëveshja i ka dhënë një goditje nismës së themeluar nga Shqipëria dhe Serbia.

“Kjo politikë është në vazhdimësi të politikave serbe sidomos Serbia, Republika Srpska që është satelit i Rusisë. Janë tepër të prirura për një bashkëpunim me Rusinë dhe si e tillë janë një provokaci ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Nesho.

Nesho është i bindur se “Ballkani i Hapur” është krijuar për interesa personale të Aleksandar Vuçiqit dhe Edi Ramës.

Pritje për ndikim negativ në “Ballkanin e Hapur” nga thellimi i bashkëpunimit të Serbisë dhe Rusisë në politikën e jashtme, ka edhe në Prishtinë.

Por, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi vlerëson se këto efekte duhet t’i parandalojnë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

“Këto dyja nëse shohin që nisma e Ballkanit të Hapur mund të keqpërdoret nga ana e Serbisë, përkatësisht e Rusisë duhet të tërhiqen. Mendoj që është momenti i fundit të qartësojnë qëndrimin e tyre brenda kësaj nisme në rast se një e tillë synon të përdoret për destabilizimin ose për interesa të Rusisë në Ballkan”, ka deklaruar Ibrahim Gashi, Profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Megjithatë, Gashi shton se aktualisht nuk ka vend për brengosje derisa këtë iniciativë nuk e kundërshton SHBA-ja.

Anëtarë të “Ballkanit të Hapur” aktualisht janë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, derisa së fundi si vëzhgues marrin pjesë Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Kurse, Kosova refuzon të bëhet pjesë e kësaj iniciative, ndër të tjera me arsyetimin se ajo përbën rrezik për hapje ndaj ndikimet nga Rusia dhe Kina.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika