Çitaku: Asnjëherë nuk kam abuzuar me fonde, e as me pozitë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka shkruar se nuk është pasuruar financiarisht dhe se Kosova i ka dhënë gjëra që nuk mund të blihen me para

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka shkruar se asnjëherë nuk ka abuzuar me fonde dhe pozitë.

“Nuk jam pasuruar financiarisht. Po, mua Kosova më ka dhanë gjëra të cilat nuk blihen me para”, shkruan Çitaku.

Vlora Çitaku shton se Kosova i ka dhënë nderin për të nënshkruar deklaratën e pavarësisë dhe nderin për t’i shërbyer vendit si deputete, ministre, ambasadore. Po ashtu, ajo shton se vendi i ka dhanë nderin për të qenë pjesë e proceseve shumë ma të mëdha se une vet.

“Andaj, përjetë i jam borxh, e përjetësisht do t’i shërbej”, është shpreh nënkryetarja e PDK-së.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika