Çitaku: Dikur Kosova ishte palë e jo temë, me liderët e sotëm janë mbyllur edhe dyert që i kishim të hapura

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, vlerëson se me liderët e sotëm të institucioneve, jo vetëm që s’janë hapur dyer të reja, por kanë filluar të mbyllën edhe dyert që Kosova i kishte të hapura

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se në të kaluarën në takime të rëndësishme ku ishte SHBA-ja, Kosova ishte palë, e jo temë.

Kështu ka thënë ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook, teksa ka shtuar se tanimë qëndron e kundërta. Sipas saj, Kosova është tema, ndërsa Serbia palë.

“Dikur, në takime të rëndësishme ku ishte SHBA-ja, Kosova ishte palë, e jo temë. Sot, palë është Serbia e temë Kosova, ndërsa krerët e institucioneve tona sillen korridoreve për të shtrënguar simbolikisht ndonjë dorë, sikur të ishin turistë të interesuar për fotografi e jo përfaqësues të një shteti që i duhet përkrahja e SHBA-së”, shkroi ajo.

Teksa ka kritikuar qeverinë aktuale, Çitaku tha se me këtë qeverisje janë mbyllur dyert që dikur Kosova i kishte të hapura.

“Me liderët e sotëm të institucioneve, jo vetëm që s’janë hapur dyer të reja, por kanë filluar të mbyllën edhe dyert që Kosova i kishte të hapura”, shtoi ajo.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika