Çitaku: E paprecedentë që Kurti tash e tri javë është jashtë Kosovës

Çitaku ka thënë se vizita e Kurtit në ShBA kualifikohet si studimore, dhe sipas saj është e paprecedentë që ai tash e tri javë gjendet jashtë Kosovës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), të enjten e 26 majit, Vlora Çitaku ka thënë se është e paprecedentë që kryeministri Kurti tash e tri javë gjendet jashtë Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka shkruar se vizita e tij e fundit në ShBA ishte studimore.

“E paprecedentë dhe tërësisht e papërgjegjëshme që Kryeministri në detyrë tash e tri javë është jashtë Kosovës”, ka shkruar Çitaku.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se “Sot Kurti, e paska vizituar një fabrikë të çokolladave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje.”

Sipas Çitakut, në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, ndërsa siç thotë ajo, bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti, sot e paska shpallur valën e re të privatizimeve.

Ndryshe, pas përfundimit të vizitës së tij në ShBA të nisur me gjashtë maj, kryeministri Kurti tashmë po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë e 23 majit.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika