Çitaku i reagon Muratit: A e di që nuk i keni rritur pagat, përkundër rritjes së çmimeve?

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me faturat e rrymës dhe ka bërë pyetje lidhur me rritjen e pagave duke përmendur rritjen e çmimeve. Ajo ka theksuar se Kosova do të bëhet mirë

Nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku

Pak më herët, ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se janë ekzekutuar pagat e muajit dhjetor dhe bëri thirrje që të festat e fundit të festohen me produkte vendore.

Muratit i ka reaguar deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, duke pyetur se “a e di sa na kanë ardhur faturat e rrymës” dhe se “a e di që nuk i keni rritur pagat, përkundër rritjes së çmimeve?”.

Çitaku ka thënë se Kosova do të bëhet mirë, sipas saj, me VV-në jashtë qeverisjes.

“Ministri paska thënë festoni me produkte vendore se kanë dalë pagat.  Ministër, a e di sa na kanë ardhur fakturat e rrymës? A ke ide sa është shkalla e inflacionit? A e di sa kushton sot një kilogram djathë? A e di që nuk i keni rritur pagat, përkundër rritjes së çmimeve?  Mos na e fyeni intelegjencën. Ne festojmë se e duam Kosovën, dhe e dimë që Kosova do të bëhet më mirë. Vitin që vjen. Me ju jashtë qeverisjes”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika