Çitaku për deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”: Të mos biem në grackat e kësaj balte

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me deklaratën e të ashtuquajturit “Kuvendi gjithëserb”. “Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë. E tillë ka qenë para një shekulli, e tillë vazhdon sot. E njejta mendësi”, ka deklaruar Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës për “Kuvendi gjithëserb” duke thënë se Serbia vazhdon të jetë e njëjta si para një shekulli.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se “Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë. E tillë ka qenë para një shekulli, e tillë vazhdon sot. E njejta mendësi”.

Ajo tha se “Kuvendi gjithëserb” është vetëm një nga format e manifestimit të asaj mendësie, e cila vazhdon të jetë dominuese në Beograd.

Por, Çitaku ka thënë se Kosova nuk duhet të bie në grackën e Serbisë, duke shtuar se ardhmja e Kosovës është në duart tona bashkë me aleatët.

“Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë. E tillë ka qenë para një shekulli, e tillë vazhdon sot. E njejta mendësi! “Kuvendi gjithëserb” është vetëm një nga format e manifestimit të asaj mendësie, e cila vazhdon të jetë dominuese në Beograd. E detyra jonë si lidership në Kosovë është të mos biem në grackat e kësaj balte, që me shumicë prodhohet në Serbi”, ka shkruar Çitaku.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika