Çitaku për Kurtin: Edhe PDK-ja ka pasur rënie votash, por asnjëherë nuk i ka ofenduar bashkatdhetarët

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se arsyeja pse kryeministri Kurti ka ofenduar bashkëatdhetarët ishin rezultatet e sondazheve në diasporë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka shkruar se Albin Kurti i ka parë sondazhet e njëjta nga diaspora, të cilat i kanë parë dhe opozita. Sipas saj, për këtë arsye Kurti i ofendoi bashkatdhetarët duke i quajtur analfabetë.

Vlora Çitaku tha se edhe PDK-ja ka pasur rënie votash në zgjedhjet e kaluara në diasporë, por asnjëherë nuk i ka ofenduar bashkatdhetarët.

“Vetë themeluesit e partisë sonë e kanë ngjizur aktivitetin e tyre për çlirimin e Kosovës në diasporë, në mesin e bashkatdhetarëve tonë. Prandaj, duke e respektuar diasporën, ne e kemi respektuar historinë tonë. Pavarësisht se si voton diaspora”, shkruan Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e Partisë Demokrataike të Kosovës ka shtuar se Partia Demokratike e Kosvës nuk e sheh diasporën si votë, por si aset kombëtar.

“Kështu, ne e dënojmë gjuhën denigruese dhe poshtëruese të kryeministrit ndaj bashkatdhetarëve tonë”, thotë tutje Çitaku. Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të rregullojë jetën e familjarëve të diasporës në Kosovë.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika