Çitaku: SHBA gjithmonë ka mbështetur një asociacion në përputhje me Kushtetutën

Nënkryetarja e PDK-së,Vlora Çitaku ka thënë se SHBA gjithmonë ka mbështetur një asociacion në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se SHBA gjithmonë ka mbështetur një asociacion në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ajo tha se kjo lehtë mund të vërtetohet në një kërkim të shpejtë në internet dhe për këtë SHBA është konsistente, ndërsa sipas saj, kryeministri, Albin Kurti nuk është.

“SHBA gjithmonë ka mbështetur një asociacion në përputhje me Kushtetutën. Me një kërkim të shpejtë në internet i gjeni dëshmitë. SHBA është konsistente, Albin Kurti nuk është. Mbi një dekadë e humbur në pellgun e helmit dhe urrejtjes që pamëshirshëm u voll nga eksponentët e VV për secilin që mendonte ndryshe”, ka deklaruar ajo.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika