Çitaku: Situata është shumë serioze, kryeministër a ke plan?

Kosova kishte shënuar fitore kur kishte qenë e koordinuar me aleatët e saj, ka thënë ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës

 





Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës Vlora Çitaku, i ka pareshtura disa pyetje për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, për çështjen e targave.

“Situata është shumë serioze. Kryeministër a ke plan? Si do të veprojmë nesër? A është Kosova më mirë sot, apo para 1 viti?”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Sipas ish-ambasadores se Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova kishte shënuar fitore kur kishte qenë koordinuar me aleatët e saj.

“Kryeministri e ka për detyrë ta mbrojë Republikën, dhe t’i fuqizojë aleancat. Jo t’i cenojë ato. Pastaj, nuk është vazalitet e as nënshtrim koordinimi me SHBA-të dhe BE-në. Në fakt është vlerë”, ka shtuar ajo.

Ajo ka përfunduar duke thënë se çlirimi i Kosovës dhe shtenndërtimi përveç se ka vulën e luftës UÇK-së është edhe mbështetja ndërkombëtare për këtë kauzë.

Borell: Do t’i njoftoj vendet e BE-së për mosrespektin e Kosovës në dialog





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika