Çka u diskutua në takimin mes Kurtit dhe Borrellit?

Kyreministri i Kosovës, Albin Kurti, përveç përfaqësuesit të lartë të BE-së, ka takuar edhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Francë për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, por para fillimit të forumit, është takuar me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell.

Kurti në rrjetin social Twitter ka shkruar se nuk duhet të vonohen bisedimet për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme, teksa ka përmendur normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“U takuam për të diskutuar Propozimin e Brukselit të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne nuk duhet të vonojmë bisedimet për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme pasi trajtojmë çështjet aktuale”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Twitter.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka takuar edhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Në takimin e tyre është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe zhvillimin e veçantë të dialogut Kosovë-Serbi.

Po ashtu, siç thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit është diskutuar edhe zbatimi i vendimit për targat ilegale në vend.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell

“Dinamizimi i dialogut Kosovë-Serbi, zbatimi i vendimit për targat ilegale, zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe çështje të tjera aktuale ishin temat qendrore të takimit, ku morën pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe këshilltarët e kryeministrit, Jeton Zulfaj dhe Fisnik Korenica”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, ai ka ripërsëritur se propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

Ndërkaq, për zhvillimet e fundit në veri të vendit, Kurti ka ritheksuar se Qeveria e Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika