Clark: Bush paralajmëroi Millosheviqin për dhunën ndaj shqiptarëve

Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Wesley Clark, ka filluar dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Gjatë paraqitjes së tij, Clark ka folur për paralajmërimin e dhënë nga Presidenti amerikan George Bush ndaj Sllobodan Millosheviqit, i njohur si “Paralajmërimi i Krishtlindjeve”.

Bush i kishte kërkuar Millosheviqit të ndalonte dhunën ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë, duke paralajmëruar se SHBA do të kundërpërgjigjej nëse situata nuk ndalej.

“Fillimisht kur filluam negociatat unë nuk isha në dijeni të këtij paralajmërimi dhe diplomatët e dinin këtë gjë. Por publiku në përgjegjësi dhe ne që punonim në ushtri që kishim të dislokuar që në dhjetor të 92-shit nuk ishim në dijeni për shkak të dhunës që ishte shënjestruar ndaj popullatës shqiptare nga policia serbe dhe nga MUP në veçanti brenda Kosovës.

Presidenti Bush iu drejtua Millosheviqit që të ndalonte menjëherë dhunën ose përndryshe SHBA do të kundërpërgjigjej.

Ishte një referencë që përdorej nga forcat ushtarake për të ndaluar represionin, dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës, që ishte në fakt shumica e popullsisë në Kosovë”, ka thënë Clark.

“Unë dhe Richard Holbrooke  e kontaktuam (Millosheviqin) dhe tha unë nuk do të flas për këtë, tha është shteti im, problemi im”, ka shtuar Clark.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika