Clark: Thaçi nuk ishte përgjegjës në UÇK

Në seancën e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë, gjenerali amerikan Wesley Clark deklaroi se Hashim Thaçi nuk kishte rol komandues mbi strukturat lokale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës.

Clark u pyet nga avokati i Thaçit lidhur me një takim që ai kishte pasur me komandantin Agim Çeku dhe komandantët lokalë të UÇK-së, në kuadër të diskutimeve për çështjen e çmilitarizimit.

I pyetur nëse Thaçi kishte ndikim të kufizuar ndaj komandantëve në terren, Clark u përgjigj qartë: “Po.”

“Më kujtohet që e kam parë Thaçin. Ishte i veshur mirë, dukej më perëndimor se të tjetër. Nuk dukej se kishte qenë në mal duke luftuar për një-dy vjet rresht. Ishte e qartë se nuk ishte përgjegjës aty, nuk komandonte aty”, ka deklaruar Clark.

Clark ka shtuar se, edhe pse Thaçi ishte prezantuar si një figurë që mund ta kontaktonte shpesh, ai nuk e kishte konsideruar si personin përgjegjës në hierarkinë e UÇK-së.

“Ai [Thaçi] ishte aty. Ishte njëri prej personave që e njihja më mirë. Nuk e kisha takuar më parë me Çekun. Por nuk mund të merresha përmes Thaçit. Ai nuk ishte përgjegjës”, ka shtuar ai.

Sipas Clark, UÇK-ja nuk funksiononte si një ushtri e centralizuar, por përbëhej nga grupe luftëtarësh në nivel rajonal e lokal, të cilët, siç theksoi ai, “ishin mbledhur për të mbrojtur komunitetet e tyre”.

Clark: Ka pasur përpjekje të serbëve për të spastruar etnikisht veriun

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika