Çmimi i naftës arrin mbi 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

Çmimi i naftës është rritur ndjeshëm, duke kaluar mbi 110 dollarë për fuçi, pas deklaratave kërcënuese të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Iranit.

Nafta Brent u rrit fillimisht me 1.6%, duke arritur në 110.85 dollarë për fuçi, përpara se të pësonte një rënie të lehtë gjatë tregtimit të mëngjesit në Azi.

Ndërkohë, nafta amerikane u rrit me 0.3%, duke shkuar në 111.80 dollarë për fuçi.

Rritja e çmimeve erdhi pasi Trump shtoi presionin ndaj Teheranit, duke kërcënuar me sulme ndaj urave dhe centraleve energjetike në Iran nëse vendi nuk tërhiqet nga kërcënimet ndaj anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në botë.

Në të njëjtën kohë, edhe tregjet aziatike të aksioneve shënuan rritje të lehtë, ku indeksi japonez Nikkei 225 u rrit me 1.6%, ndërsa indeksi Kospi i Koresë së Jugut u rrit me 0.9%.

Transporti i naftës dhe gazit nga Lindja e Mesme është goditur rëndë, pasi Irani ka kërcënuar se do të sulmojë anijet që përpiqen të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, në përgjigje të sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit që nga 28 shkurti.

Sipas raportimeve të medias Axios, SHBA, Irani dhe një grup ndërmjetësish rajonalë janë duke diskutuar kushtet e një armëpushimi të mundshëm 45-ditor, i cili mund të çojë në përfundimin e përhershëm të konfliktit.

Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur, ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar menjëherë ndaj kërkesave për koment.

Ekspertët vlerësojnë se tregu do të vazhdojë të luhatet në varësi të zhvillimeve të luftës, me çdo përshkallëzim apo ulje tensionesh që ndikon drejtpërdrejt në çmime, raporton BBC.

Fokusi kryesor mbetet rikthimi i furnizimeve energjetike nga Gjiri Persik, pasi ndërprerjet aktuale kanë krijuar mungesa dhe presion mbi tregjet globale.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika