“Çuan PDK-në në degradim” – Kastrati me tone kritike: Krasniqi një reper i dështuar; Çitaku një përkthyese, Tahiri e Ismaili pa profil

Ardian Kastrati, ish-deputet i PDK-së, ka kritikuar ashpër ish-kryetarin e partisë, Memli Krasniqin, Sekretaren e Përgjithshme, Vlora Çitakun, shefin e grupit parlamentar, Abelard Tahirin, si dhe deputetin Uran Ismaili.

Sipas tij, këta janë përgjegjësit kryesorë që kanë degraduar PDK-në duke i shkaktuar humbje në Drenas, Mitrovicë dhe disa qytete të tjera.

“Po të ishte bërë dorëheqja para zgjedhjeve lokale, do të kishte qenë me fytyrë të bardhë, por pasi që e pësoi debaklin, e humbi Mitrovicën, e humbi Prishtinën, i humbi krejt ato komuna… ky është përgjegjës për debaklin edhe për përçarjet në Drenas e atje e atje…”, ka thënë Kastrati në Debat Plus.

Ai shtoi se dorëheqja e Krasniqit nuk është përgjegjësi, por ikje nga përgjegjësia.

“Taman tipike, dinake çfarë është personaliteti i tij. Ama, mundësisht, mos me u largu nga kreu i partisë, atje me atë kompaninë e vet, me i kontrollu prap qito biznise që i kanë nëpër Prishtinë…”, ka deklaruar ai.

Më tej, me tone kritike, Kastrati tha se Krasniqi, Çitaku, Tahiri e Ismaili kanë ardhur në PDK “pa një profil të qartë profesional”.

“Njani një reper i dështuem, ku arritja më e madhe artistike ka qenë me u ba kryetar i PDK-së – pra arritje artistike, jo politike. E dyta, një përkthyese u ardh aty, u sill e u përpëlit te kabineti dhe ja ku e keni sot… edhe i treti, Abelardi, s’di kah ka ardh, veç ja sheh deklarimin e pasurisë…”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika