Dafina Zeqiri shtyn lansimin e albumit në kohë të pacaktuar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka bërë një postim të rëndësishëm për fansat e saj të martën në Instagram

Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe artistja më aktive në skenën tonë muzikore, i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i paralajmëruar fansat se po e shtyn lansimin e albumit të ri, “Une Jom Ajo”, i cili planifikohej të ishte në dispozicionin e publikut këtë verë.

“Kisha planifikuar ta publikoj albumin tim, “Une Jom Ajo”, gjatë kësaj vere, por kam vendosur ta shtyjë për disa muaj. Arsyeja kryesore për ndryshimin e datës së lansimit është për shkak se kanë ndodhur disa ndryshime pozitive. Muzika ime zakonisht reflekton emocionet e mia dhe e di se kam nevojë të ulem dhe t’i bëjë disa ndryshime në albumin ‘Une Jom Ajo’. Faleminderit për mirëkuptimin. Ky është fillimi i një epoke të re”, shkruhej në postimin e këngëtares.

Kohëve të fundit, Dafina ka qenë lajm i mediave rozë për ndarjen nga i dashuri dhe bashkëpunëtori i saj prej kohësh, DJ Geek. Mund të thuhet se kjo lëvizje e këngëtares në njëfarë mënyrë i konfirmon këto spekulime.

Pesë ditë më parë ajo e lansoi këngën e re me titull, “Harroj”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me producentin e njohur Cricket.

Bashkëpunimet e kësaj dysheje gjithmonë kanë rezultuar të suksesshme dhe janë mirëpritur nga adhuruesit e muzikës shqipe.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika