Daka: Partia që ka 61 vota ka të drejtë të formojë qeverinë – Kurti s’mund ta provojë sërish me të njëjtin emër

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka komentuar procedurat për formimin e qeverisë së re në Kosovë dhe të drejtën e mandateve në Kuvend.

Sipas saj, çdo parti që siguron 61 vota në Kuvend ka të drejtë të propozojë mandatarin dhe të formojë qeverinë:

“Kushdo që i ka 61 vota, cilado qoftë parti, që e siguron presidenten që i ka 61 vota, e tregon emrin e mandatarin dhe merr të drejtën për të formuar qeverinë”, ka theksuar ajo në Debat Plus.

Daka ka shtuar se pas datës 5 nëntor, nëse ka një kandidat që pretendon të ketë 61 vota, Kuvendi duhet të thërrasë seancën për votim.

“Menjëherë pas datës 5 duhet të caktohet seanca e Kuvendit, nëse ka dikush që e vlerëson se i ka 61 vota dhe mund të formojë qeverinë, dhe në atë seancë të votohet qeveria”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka komentuar edhe mundësinë që Albin Kurti të provojë sërish formimin e qeverisë.

“Me të njëjtin emër jo, mund të sjellë një emër tjetër, por duhet të japë prova të sigurta që ka 61 vota dhe të tregojë cilët janë ata emra që do të sigurojnë votat në ditën e votimit, ka theksuar ajo.

Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani ka afat kushtetues deri më 5 nëntor për të vendosur nëse do të shpallë zgjedhje të reja ose do të mandatojë dikë për të formuar ekzekutivin e ri.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika